Marc Cucurella bëri një “shfaqje” të vërtetë me këpucët e tij në derbin e Londrës kundër Tottenham.
Si ambasador i Puma-s, ai ka pasur mundësinë që para prezantimit zyrtar të vishte këpucët më të reja, por i ka reklamuar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Cucurella rrëshqiti dy herë në fillim të lojës dhe të dyja herë Tottenham shënoi gol. Ai fajësoi këpucët për gjithçka, kështu që i ndërroi ato pas më pak se 20 minutash lojë.
Ai veshi këpucët e vjetra dhe menjëherë asistoi në një nga golat e Chelseat.
Për ta bërë edhe më të madh skandalin, Cucurella ka postuar një fotot në Instagram pas ndeshjes, ku shihet sesi i ka hedhur këpucët e futbollit në koshin e plehrave. Ai shpejt e fshiu postimin, por shumë vonë pasi fotoja bëri xhiron e botës.
Puma ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht këtë model të ri këpucësh futbolli dhe prezantimi është planifikuar për Krishtlindje.
Vlera e këtyre këpucëve të reja të quajtura “Future 8” është 265 euro dhe ambasadori i tyre Cucurella është kujdesur që pak njerëz t’i blejnë këto çizme.
Gazeta e njohur britanike Daily Mail raportoi se pritet që këto këpucë të reja të futbollit të mos shiten aq shumë. Kompania e njohur gjermane e veshjeve sportive tashmë është nën presion pasi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë me shitje në tremujorin e tretë të vitit dhe tashmë këpucët e reja të futbollit janë dëshmuar si një opsion i keq, të paktën në rastin e futbollistit spanjoll.
Puma face a marketing DISASTER on their new £220 boots as big-money ambassador Marc Cucurella is forced to delete his photo of them in the bin after Chelsea star slipped twice and had to change footwear https://t.co/ljvtyAVLcG
— Mail Sport (@MailSport) December 10, 2024
Çizmet reklamohen si të specializuara në tre cilësi në fushë – përshtatshmëri, lëvizje dhe kontroll.
Por Cucurella nuk tregoi asnjë nga ato atribute në startin e tyre dhe gjithçka përfundoi me hudhjen në koshin e plehrave. /Telegrafi/