Lojtari i ri i Chelseat, Marc Cucurella, prej fillimit të karrierës ka tërhequr vëmendjen për dukjen e tij specifikë, ndërsa këto ditë modeli i flokëve të tij ishte kryefjala gjatë duelit mes skuadrës së tij dhe Tottenhamit.
Arsyeja kryesore ishte gjesti jo i mirë i Cristian Romeros, i cili gjatë një harkimi në zonën e penalltisë së Chelseat, tërhoqi nga flokët e gjata kundërshtarin spanjoll. Ndonëse e gjithë kjo ndodhi përballë gjyqtarit, ai nuk e sanksionoi si goditje dënimi.
Cucurella ka dhënë deklaratën e tij, duke theksuar se nuk ka në plan të ndryshojë imazh për shkak të atij incidenti.
Chelsea getting a taste of what Arsenal had end of last year. Someone needs to expose the FA. This is a clear foul by Romero on Cucurella #CHEvsTOT pic.twitter.com/Q6Qkz7psn7
— jdre (@jdre8) August 14, 2022
“Nuk do t’i pres kurrë flokët, ky është imazhi im. Nuk kam problem me Romeron, është vetëm një ndeshje në fushë, por nuk është mirë që ajo gjë ndikoi në rezultat”, ka thënë lojtari i Chelseat.
Pak sekonda pas një faulli ndaj spanjollit, Kane shënoi për të shënuar 2-2 në Londër, në një ndeshje që kishte tensione nga fillimi deri në fund. /Telegrafi/