Telegrafi

Cucurella i ka kërkuar klubit transferimin te Man City

Marc Cucurella kaloi te Brighton vitin e kaluar për afër 20 milionë euro, duke u kthyer si lojtari më i mirë i sezonit në skuadër, ndërsa tani ai ka kërkuar të kalojë te Manchester City që kanë bërë ofertë afër dyfishit se sa është blerë, por oferta është refuzuar. 

Brighton kërkon 50 milionë euro, çmim që Man City nuk dëshiron ta paguajë, ndaj Cucurella ka zgjedhur të kërkojë transferimin, raporton ‘Sky Sports News’.

Brighton është i bindur në mbajtjen e mbrojtësit 24-vjeçar dhe Manchester City do të duhet të bëjë një ofertë të madhe për të nënshkruar me lojtarin sepse ai ka edhe katër vjet të mbetura në kontratën e tij.

Megjithatë, mbrojtësi i majtë tani i ka kërkuar klubit të shitet.

Lojtari do t përshtatej mjaft mirë te Man City, pasi luan futboll të mirë dhe pëlqn posedimin, kështu që do të ishte një nënshkrim i mirë./Telegrafi/