Site icon Telegrafi

Cucurella bëri një veprim të pazakontë pas ndeshjes duke iu kërkuar falje tifozëve të Chelseat

Marc Cucurella kishte 15 minuta ankthi ndaj Tottenhamit, ku gaboi dy herë në këtë ndeshje duke ia “dhuruar” dy gola ekipit kundërshtar.

Chelseat shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenhamit me shifrat 4-3, në derbin e javës së 15-të të Ligës Premier.

Pasi Blutë e Londrës pranuan golin e dytë, Cucurella shkoi afër bankinës dhe i ndërroi atletet, pasi i kishte mbathur jo adekuate për fushën që ishte e lagur nga shiu.

Ai menjëherë pas kësaj, arriti të asistojë te goli i Jadon Sanchos, edhe pse anglezi shënoi pas disa lëvizjeve të bukura, duke e hapur ndeshjen.

Pas ndeshjes, Cucurella të njëjtat atlete që i pati mbathur në fillimin e ndeshjes i hodhi në shportën e mbeturinave.

“Më falni”, ka shkruar Cucurella në rrjetet sociale duke iu drejktuar Bluve të Londrës, tifozëve të Chelseat.

 

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e dytë, duke konfirmuar formën e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version