Site icon Telegrafi

Cuculi: Tifozët kanë fatin ta shohin Milanin këtu, nuk jemi të dorëzuar

Njëri ndër lojtarët kryesor të Shkëndijës, Adrian Cuculi, ka folur për ndeshjen me Milanin në kuadër të Ligës së Evropës.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se kjo ndeshje i ka vështirësitë e saj, por që do të mundohen ta bëjnë më të mirën në fushë.

“Normalisht është kënaqësi që do të ndeshmi me një ekip të madh sic është Milani”

Kjo ndeshje normalisht që ka vështirësitë e saj. Këtë vit kemi dashur të bëjmë më shumë dhe ta hedhim një hap më tepër se vitin e kaluar. Do ta bëjmë më të mirën tonë dhe shpresoj të kemi pak fat”.

“Në aspekti sportivë, sportdashësit do ta kenë fatin ta shohin një klub të madh dhe me traditë. Do të bëjmë më të mirën në fushë”, ka thënë Cuculi. /Telegrafi/

Exit mobile version