Site icon Telegrafi

Cuculi: Ta mposhtim Partizanin

Tetovarët u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e javës së kaluar në Beograd, ndërsa sonte presin kampionin e Serbisë në Shkup ku do të kenë mbështetjen e tifozëve shqiptarë.

Edhe pse përmbysja e rezultatit dhe eliminimi i Partizanit do të jetë një mision po thuajse i pamundur, lojtarët shqiptarë kërkojnë së paku një fitore nderi.

“Të jemi realë, avantazhi i Partizanit është i madh. Mund të ndodhin çudi, nuk dëshirojmë të eliminojmë mundësitë, por e rëndësishme për ne është të fitojmë sonte kundër një ekip aq të madh”, ka thënë Cuculi.

Ndeshja zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/
 

Exit mobile version