Telegrafi

Cube nxjerr në shitje tabletin më të lirë U3

Bëhet fjalë për një pajisje me sistem operimi Google Android 2.2 Froyo, me ekran 4.3 inch-me prekje me rezolucion 480 x 272. Procesor 660 MHz RK2818, 128 MB/RAM, memorje të integruar 4 GB me mundësi rritje përmes kartës mikro SD, G-sensor, modem 3G dhe WiFi.

Tableti Cube U3, i cili ka dalë në shitje në tregun kinez, kushton 46 $. /Telegrafi/