Site icon Telegrafi

Cuadrados nuk do t’i zgjatet kontrata nga Juventusi

(Foto: Instagram/cuadrado)

Juventusi nuk planifikon t’ia vazhdojë Juan Cuadrados qëndrimin në Torino, pasi t’i skadojë kontrata aktuale.

Kontrata e tanishme e kolumbianit është valide deri në vitin 2022, kur ai do t’i ketë 34 vjet.

Sipas CalcioMercato, Bianconerët nuk janë të interesuar që ta mbajnë më gjatë Cuadradon, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, edhe si anësor ofensiv.

(Foto: Instagram/cuadrado)

Duke marrë parasysh moshën pas skadimit të kontratës, si edhe konkurrencën për vende në pozitën e tij, Zonja e Vjetër nuk sheh arsye për t’ia zgjatur qëndrimin.

Për më shumë, Juventusi gjatë afatit kalimtar veror e transferoi Federico Chiesan nga Fiorentina. /Telegrafi/

Exit mobile version