Juan Cuadrado ka zbuluar “pa-dashje” fanellat e reja të Juventusit për sezonin e ardhshëm 2017/18.
Mesfushori kolumbian ka bërë një postim të papritur në “Instagramin” e tij personal.
Në atë postim, Cuadrado, shihet me një fanellë të re të “Zonjës së Vjetër”, ku sipas tij do të prezantohen nesër, përcjell Telegrafi.
“Gati për nesër”, ka shkruar Cuadrado në profilin e tij në “Instagram”.
Në fanellën e re, e cila do të jetë për sezonin e ardhshëm, shihet edhe logo e re e klubit të madh italian.
Megjithatë, postimi i tij është fshirë pas disa minutave, pasi si duket ato do duhej të ishin befasi për tifozët Bianconer./Telegrafi/