Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, i ka bërë me dije Napolit se Scudetto është ende në duart e Zonjës së Vjetër pavarësisht humbjes 1-0.
Dallimi mes dy skuadrave është vetëm një pikë, ndërsa deri në fund janë edhe katër xhiro.
“Nuk kemi bërë paraqitje të mirë, por duhet të besojmë deri në fund”, ka thënë kolumbiani pas ndeshjes.
“Ne ende kemi avantazhin dhe çdo gjë varet nga ne. Pas shumë ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, mund të jemi lodhur pak”.
“Por, në 20 ditët e radhës ne duhet të punojmë shumë dhe të rigjejmë formën tonë”.
“Duhet mos harrojmë që ne ende prijmë dhe gjithçka është në duart tona”, ka shtuar Cuadrado.
Ndeshja e radhës e Juves është ndaj Interit, kurse Napolit luan kundër Fiorentinas. /Telegrafi/