Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Juventusi është duke negociuar me Juan Cuadradon dhe është pranë arritjes së marrëveshjes për zgjatjen e qëndrimit në Allianz Stadium.
Kolumbiani arriti te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2015 dhe është bëri njëri prej lojtarëve kyçë në skuadrën e Bianconerëve.
Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa gazetari i LaStampa, Antonio Barilla, ka thënë për TuttoJuve se bisedimet janë në faza të avancuara.
Në bazë të njoftimit, dy palët kanë arritur marrëveshje dhe janë duke u zgjidhur disa formalitete para nënshkrimit të kontratës së re.
33-vjeçari arriti në Itali në vitin 2009 kur iu bashkua Udineses nga klubi kolumbian, Independiente Medellin. Që atëherë ka luajtur për Lecce, Fiorentina dhe Juve në Serie A, si edhe për Chelsean në Ligën Premier. /Telegrafi/