Juan Cuadrado është pezulluar për ndeshjen ndaj Sassuolos, duk e lënë Juventusin të kufizuar sa u përket mbrojtësve të krahut.
Kolumbiani ishte ndëshkuar me karton të verdhë në barazimin ndaj Atalantas, duke e aktivizuar suspendimin për shkak numrit të kartonëve.
Ai është lojtari i vetëm i pezulluar, mirëpo lista e të lënduarve te Bianconerët është e gjatë.
Alex Sandro është rikthyer në aksion si zëvendësues, mirëpo pritet të shishet se a do të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë.
Nëse ndodh kjo, atëherë Danilo do të angazhohet në anën e djathtë, ndërkohë që Mattia De Sciglio është i lënduar.
Blaise Matuidi është një alternativë për pozitën e mbrojtësit të krahut, pasi ishte angazhuar në atë rol në fitoren ndaj Lecces. /Telegrafi/