Site icon Telegrafi

Cuadrado mund të mungojë dy muaj

Cuadrado

Juan Cuadrado, Foto: Getty Images

Sulmuesi anësor i Juventusit, Juan Cuadrado, duhet të futet në operim dhe do të mungojë mbi dy muaj. 

Kolumbiani sot ka udhëtuar për Gjermani ku do të takohet me një specialist që është duke e munduar tash e një kohë.

Sipas raportimeve të Sky Italia dhe TuttoJuve, lojtari duhet ta bëjë këtë operim që të martën.

Cuadrado dhe Dybala

Cuadrado do të mbetet jashtë fushave për 40 ditë, më së gjati 60 ditë.

Ai do të mungojë në sfidat me Tottenham Hotspur, por edhe derbin e madh lokal me Torinon.

Kolumbiani ka probleme me muskulin e këmbës dhe mjekët në Itali nuk kanë arritur që ta shërojnë.

Kolumbani i rëndësishëm për Juven

Juventusi do ta vërejë mungesën e tij, por drejtori gjeneral Beppe Marotta ka thënë se nuk do të futen në këtë afat kalimtar për të blerë zëvendësues për të. /Telegrafi/

Exit mobile version