Telegrafi

Cuadrado ka të ardhme te Juventus

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se Juan Cuadrado nuk do të kthehet te Chelsea gjatë verës.

“Zonja e Vjetër” synon të nënshkruajë me kolumbianin si transfer të përhershëm pas performancave të shkëlqyeshme si i huazuar te lideri i Series A.

“Sky” raporton se trajneri Antonio Conte është rrugës për të kaluar te Chelsea dhe pritet që të provojë ta rikthejë lojtarin në Londër.

“Nuk mendoj se Conte do të ndikojë në vendimin tonë. Duam ta mbajmë këtu”, ka thënë Marotta.

Chelsea kishte blerë lojtarin në afatin e janarit të vitit të kaluar për 26.1 milionë funte nga Fiorentina, por e kishte huazuar në gusht pas vetëm katër paraqitjeve për “Blutë”.