Çfarë na rezervon vjeshta? Mes skenarëve me shumë pikëpyetje, të paktën moda na jep njëfarë sigurie
Ngjyrat kafe, emblematike për gjethet e sezonit të vjeshtës, janë shumë në modë këtë vit. Nga frymëzimi i artit të thonjve e deri te çizmet.
Ngjyra neutrale duhet të jetë tashmë një element kryesor në dollapin e të gjithëve, por ngjyrat kafe këtë vit vijnë në forma dhe mënyra të ndryshme duke na lejuar ta kombinojmë nuancën në shumë mënyra.
Xhinset e gjera kanë bërë gjithashtu bujë këtë vit, falë ringjalljes së modës së viteve ’90. Të stiluara shpesh me atlete të mëdha, frymëzuar nga Bella Hadid, xhinset e lirshme janë një domosdoshmëri për këtë sezon, shkruan Class.
Nga lëkura artificiale te bluzat e thurura, ne jemi këtu për t’ju udhëhequr në trendet e sezoni që duhet të ndiqni për t’u dukur bukur dhe me stil, edhe gjatë motit të ftohtë.
Xhinset e gjera
Xhaketat lëkurë artificiale, të gjata ose treçerekëshe
Nuancat e kafesë
Pulovrat e trasha
Xhaketat me pelush
Golfet