Telegrafi

Ç’të bëjmë me kallot?

Vendet tipike ku krijohen kallot janë gishtërinjtë e mëdhenj e të vegjël të këmbëve dhe zonat pranë tyre. Parimi kryesor i parandalimit dhe shërimit të tyre është zhdukja e shkaqeve që i lindën, domethënë, zbutja e presionit të ushtruar dhe evitimi i fërkimeve nën këtë presion.

Kjo arrihet kryesisht duke mbathur këpucë më të gjera. Edhe shtresat e buta speciale që u vihen këpucëve, janë mjaft të dobishme, veçse duhet pasur kujdes që të vendosen pa krijuar rrudha.

Kohët e fundit, janë prodhuar disa shtresa të buta speciale, të cilat, në saje të fijeve të tyre, e shpërndajnë presionin që ushtrohet mbi to në mënyrë të barabartë. Duhet theksuar se pikërisht evitimi i shkaqeve (faktorët që sjellin krijimin e kallove) dhe jo i pasojave (i vetë kallove) mund të ketë një efekt të dëshirueshëm shërues.

Kjo do të thotë se prerja e kallove, zbutja e tyre në ujë të nxehtë, lyerja me substanca dhe solucione te ndryshme, edhe në qoftë se kanë ndonjë efekt, ky do të jetë i përkohshëm. /Telegrafi/