Rrjeti i Kosovës për Përgjegjësi Shoqërore Korporative, në kuadër të zotimeve me Paktin Evropian për Rininë, ka lansuar databazën për regjistrim të punëkërkuesve me aftësi të kufizuara.
Kjo databazë do të mundësojë promovimin e punëkërkuesve tek bizneset anëtare dhe jo-anëtare të Rrjetit tonë, duke synuar kështu punësim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të personave me aftësi të kufizuara sipas shkathtësive, zanatit dhe nivelit të tyre të trajnimeve.
CSR Kosova beson sinqerisht se është në dobi të vetë bizneseve, por edhe të punëkërkuesve dhe shoqërisë në tërësi, nëse ju jepet trajtim preferencial në punësim personave me aftësi të kufizuara.
Të dhënat e databazës do të jenë të qasshme për të gjitha bizneset e interesuara, dhe në vazhdimësi do të promovohen punëkërkuesit gjatë aktiviteteve të ndryshme të Rrjetit CSR Kosova.
Për t’u regjistruar, ose për të regjistruar një punëkërkues, ju lutem ndiqni lidhjen në vijim: https://docs.google.com/forms/d/1xXRfzvztsjKs9Yzs7Qj2NxZ-zsUjnsYTocu0m9tJ8nI/edit
Ju lusim që ta shpërndani sa më shumë këtë formular të regjistrimit dhe të mbështetni punësimin e personave me aftësi të kufizuara me aq mundësi sa keni.