Site icon Telegrafi

Costa reagon ndaj lajmit se ai do të shkojë në Kinë

Pas debateve me trajnerin Antonio Conte, mediat raportuan se sulmuesi i kombëtares spanjolle do të largohej nga “Blutë e Londrës” drejt Kinës.

Madje sot mediat në Angli shkruanin se lojtari i ka pranuar kushtet e një skuadre kineze dhe do të largohet.

Por, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Costa ka shuar të gjitha zërat.

“Ata flasin shumë m…. Forca Chelsea” shkruan sulmues spanjoll.

Për Diego Costën ka pasur mjaft oferta, ku binin në sy ato nga futbolli kinez që ishin të gatshëm të bënin çmendurinë për ta transferuar yllin e Chelseat në skuadrën e tyre.

Exit mobile version