Telegrafi

CSKA eliminon Sevillan

Sevilla dhe CSKA Moska janë takuar në Ramon Sanchez Pizjuan për të zhvilluar ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Moskë nuk dha fitues dhe përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Sevilla i takoi skuadrës ruse, e cila fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Tomas Necid (39’), mirëpo dy minuta më pas, Perotti vendosi rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë, 1-1.

Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët që realizuan me anë të Keisuke Honda (55’), ndërsa ky gol do të thoshte, se Sevilla duhej të shënonte edhe dy herë për t’u kualifikuar.

Andaluzianët nuk ndryshuan asgjë deri në fund të takimit, ashtu që përfunduan garën më prestigjioze të futbollit evropian në këtë stad. /Telegrafi/