Telegrafi

CSKA dhe Sevilla barazojnë

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma nuk dha fitues, pasi që dy skuadrat shënuan nga një gol.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët, të cilët me golin e Negredos (25’) vendosën rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Disa minuta brenda gjysmës së dytë (66’), vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në 1-1, ndërsa realizues ishte Mark Gonzalez.

Ky barazim më shumë i konvenon skuadrës spanjolle, kur dihet se ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë para tifozëve të vet. /Telegrafi/