Telegrafi

Crystal Palace rivalizon gjigantët me një mega ofertë për Sissokon

Pardew dëshiron Moussa Sissokon në Crystal Palace, por jo për çmimin e tij të lartë që Newcastle është duke kërkuar.

Trajneri Alan Pardew kërkon një ri-bashkim me Moussa Sissokon në Crystal Palace, por nuk do të pajtohet me çmimin e lartë që Newcastle United është duke kërkuar.

Sipas gazetës angleze Sunday Mirror, ‘Laraskat’ kërkojnë hiç më pak se 35 milionë funte për mesfushorin francez.

Trajneri anglez ka punuar me Sissokon gjatë kohës së tij si shefi i Newcastle dhe thuhet se është shumë të interesuar për të joshur atë për të ardhur në ‘Selhurst Park’.

Megjithatë, ky transferim mund të ndodh vetëm në qoftë se skuadra e rënë nga Liga Premier do të zvogëloj çmimin për Sissokon, pasi Palace mendon të ofrojë diku rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/