Telegrafi

Crystal Palace – Liverpool, formacionet zyrtare

Crystal Palace dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë mysafirë të klubit londinez në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier, e cila pritet në zhvillohet në Selhurst Park nga ora 21:00.

Skuadra e Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje pas fitores së thellë në shtëpi ndaj West Hamit dhe dëshiron ta vazhdoj këtë formë pozitive.

Në anën tjetër, vendasit kanë fituar në udhëtim te Fulhami dhe presin rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e parë para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa në bankë rezervë gjendet përsëri Xherdan Shaqiri.

Crystal Palace: Hennessey; Wan-Bissaka, Sakho, Tomkins, Van Aanholt; Schlupp, Milivojevic, McArthur, Townsend; Zaha, Benteke.

LiverpoolAlisson; Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Milner, Wijnaldum, Keita; Salah, Mane, Firmino. 

/Telegrafi/