Telegrafi

Crystal Palace fiton ndaj Liverpoolit me golat e Bentekes (Video)

Getty Images

Liverpooli është mundur nga Crystal Palace me rezultat 1-2 në Ligën Premier.

Reds ishin të humbur në takim dhe këtë e tregon fakti se ata gjuajtën vetëm një herë në portë.

Goli i parë në takim erdhi Philippe Coutinho në minutën e 24 nga gjuajta e lirë.

Philippe Coutinho duke e festuar golin e epërsisë për Liverpoolin në Anfield. Foto: Getty Images

Në minutën e 42-të pas një asistimit nga Yohan Cabaye shënoi Christian Benteke dhe me rezultatin 1-1 u mbyllë pjesa e parë.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit shënoi edhe një herë për mysafirët në minutën e 74’, duke i treguar Reds se çfarë kanë humbur me largimin e tij.

Christian Benteke duke festuar golin e barazimit me Sakon, të dy ish-lojtarë të LFC. Foto: Getty Images

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pas kësaj humbje renditet në vendin e tretë me 66 pikë, dy më shumë se Manchester City në vendin e katër, por të cilët kanë dy ndeshje më pak. Ndërsa Crystal Palace ngjitet në pozitën e 12 me 38 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Watfordit, kurse The Eagles presin Tottenhamin. /Telegrafi/