Liverpooli është mundur nga Crystal Palace me rezultat 1-2 në Ligën Premier.
Reds ishin të humbur në takim dhe këtë e tregon fakti se ata gjuajtën vetëm një herë në portë.
Goli i parë në takim erdhi Philippe Coutinho në minutën e 24 nga gjuajta e lirë.
Në minutën e 42-të pas një asistimit nga Yohan Cabaye shënoi Christian Benteke dhe me rezultatin 1-1 u mbyllë pjesa e parë.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit shënoi edhe një herë për mysafirët në minutën e 74’, duke i treguar Reds se çfarë kanë humbur me largimin e tij.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pas kësaj humbje renditet në vendin e tretë me 66 pikë, dy më shumë se Manchester City në vendin e katër, por të cilët kanë dy ndeshje më pak. Ndërsa Crystal Palace ngjitet në pozitën e 12 me 38 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Watfordit, kurse The Eagles presin Tottenhamin. /Telegrafi/