Crystal Palace ka fituar në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 2-1, duke shënuar fitoren e parë në këtë kampionat.
Blutë e Londrës kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, duke u mposhtur nga Crystal Palace, të cilët marrin pikët e para pas tetë ndeshjeve.
Golat në këtë takim për skuadrën e trajnerit Roy Hodgson u shënuan nga Cesar Azpilicueta (8’) me autogol dhe Wilfried Zaha (45’).
Ndërsa, për skuadrën e Antonio Contes golin e vetëm e shënoi mesfushori francez, Timeoue Bakayoko (18’).
Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin pikërisht Bakayoko dhe Cesc Fabregas, të cilët u vlerësuan me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Scott Dann që u notua me 6.0. /Telegrafi/
Crystal Palace:
Chelsea: