Derbi londinez mes Crystal Palace dhe Arsenal ka përfunduar në barazim 1-1.
Topçinjtë ishin në epërsi nga pjesa e parë falë golit nga kapiteni Aubameyang, por Palace barazuan në pjesën e dytë me Ayew.
Ishte pikërisht sulmuesi i vendasve, Jordan Ayew që mori notën më të lartë në këtë takim.
Te Arsenali nota më e lartë shkoi për qendërmbrojtësin Sokratis dhe sulmuesit Lacazette.
Granit Xhaka luajti 90 minuta dhe pati paraqitje solide në derbi.
Ndërkohë nota më e ulët shkoi për kapitenin e Topçinjve, Pierre Emerick Aubameyang. /Telegrafi/