Manchester City ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar me fitore në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë dhe duke i qëndruar si hije Arsenalit të pozitës së parë.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 78-të nga penalltia me anë të Erling Haaland.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjes ishte mesfushori Rodri, i cili u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Jordan Ayew të vendasve që u notua me 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/