Chelsea ka marrë një fitore të vlefshme në udhëtim te Crystal Palace 0-1.
Golin e vetëm për skuadrën e Maurizio Sarrit në këtë takim e shënoi mesfushori francez N’Golo Kante.
Ishte pikërisht francezi që pati edhe notën më të lartë në këtë takim.
Por me lojë të mirë u paraqitën edhe dy mesfushorët tjerë Ross Barkley dhe Jorginho, ndërsa në nivel ishin edhe mbrojtësit Rudiger e David Luiz.
Fitorja e mbanë Chelsean në pozitën e katërt në tabelë me 11 pikë më pak se lideri Liverpool.
Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea do të jetë nikoqir i Southamptonit në Stamford Bridges. /Telegrafi/