Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë marrë edhe barazimin e dytë radhazi, pas atij në fundjavë ndaj Chelseat.
Megjithatë, pati disa lojtarë që u dalluan për paraqitje të mirë, por edhe të dobët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i vendasve, Luka Milivojevic që u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin Mason Greenwood, i cili u vlerësua me notë 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/