Telegrafi

Crystal LED në vend të OLED-it

Kompania në CES ka paralajmëruar teknologjinë Crystal LED për të cilën për momentin nuk po zbulon më shumë detaje por vetëm thekson kontrastin më të madh, ngjyrat më të gjalla dhe kohën më të shkurtë të përgjigjes së matricës.

Sipas fjalëve të Sonyt, Crystal LED ka kontrastin 3.5 herë më të madh, gamutin e ngjyrave për 1.4 herë më të madh dhe kohën e përgjigjes 10 herë më të mirë në krahasim me televizorët klasik LCD. Në CES është shfaqur edhe prototipi i parë i ekranit 55-inçësh me këtë teknologji, i cili për momentin shfaqte vetëm foto por pa lëvizje. Koha e fillimit të shitjes së televizorëve të parë Crystal LED ende nuk është e ditur. /Telegrafi/