Një fitore e madhe ishte për Chelsean nga udhëtimi tek Crystal Palace.
Skuadra e Antonio Contes shënoi fitore minimale 1-0 duke vazhduar të mbetet lider i vetëm në Ligën Premier.
Diego Costa shënoi golin e vetëm në këtë takim, mirëpo notën më të madhe në ndeshje e mori belgu Eden Hazard (8.1).
Mjaftë i vlerësuar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta (7.9), dhe Diego Costa (7.6). /Telegrafi/