Site icon Telegrafi

Crvenkovski: BE nuk e mbajti premtimin, pas kompromisit të hidhur për emrin

Ish-Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski, i cili mori pjesë në ngjarjen për “Mini Shengenin” në debatin “Vizioni i Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030”, pyeti nëse ekzistonte të paktën një arsye racionale pse qytetarët e rajonit nuk do të udhëtojnë më lirë, më lehtë dhe do të merreshin me punë dhe biznes.

Crvenkovski tha që kjo iniciativë duhet të krijojë një strukturë si pjesë e integrimit evropian, informon korrespodenti i AIM-së nga Beogradi.

“Pavarësisht nga ajo që ne mendojmë se jemi udhëheqës të rajonit, duhet ta kuptojmë, nga këndvështrimi i Brukselit, Berlinit, Parisit, që në ndërtimin e një strategjie afatgjatë, bëhet për Ballkanin Perëndimor, jo për vendet individuale”, tha Crvenkovski.

Ai theksoi se 10 vjet para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, BE i kishte bërë rekomandime Maqedonisë, që vendi nuk mund fillonte negociatat me BE-në derisa të zgjidhej mosmarrëveshja me Greqinë.

Crvenksovki tha se atëherë u bë një kompromis i hidhur dhe i vështirë dhe kur ajo ndodhi, ndodhi një tronditje e hidhur.

“Doli se BE nuk po e mban fjalën e saj dhe nuk po i përmbush premtimet e saj”, tha ai, duke shtuar se u dha një sinjal i keq për të zgjidhur çështje të tjera të hapura dhe të vështira, siç janë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe strukturën e pushtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë./Telegrafi/

Exit mobile version