Klubi i futbollit Crvena Zvezda, të martën rreth orës 16:00 është nisur nga Beogradi për në Kosovë.
Të mërkurën është paraparë që të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë me të ashtuquajturën Trepçën nga Mitrovica.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi serb në Facebook, duke postuare dhe foto të lojtarëve që janë nisur në drejtim të Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës e ka ftuar Policinë e Kosovës në disa raste të ndalojë këtë ndeshje, pasi është ilegale, ndërkohë Policia në disa raste ka thënë se po shqyrton rastin.
FFK-ja ka kërkuar edhe ndihmën e UEFA-s e FIFA-s për të ndalur aktivitetet ilegale të Serbisë në Kosovë, por s’ka hasur në mirëkuptim.
Madje, FIFA i ka kërkuar FFK-së të lejojë këtë ndeshje me arsyetimin se ka bazë në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS). /Telegrafi/