Crvena Zvezda ka mbërritur në Graçanicë, para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojnë sot.
Ata janë pritur nga një numër i madh i tifozëve serb, me brohoritje dhe fishekzjarrë.
Ndeshjen e sotme të klubit serb ndaj Graçanicës, e ka lejuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë “Lajmi.net”.
Tifozët e kësaj skuadre kishin reaguar ashpër për pranimin e Kosovën në UEFA dhe FIFA.