Telegrafi

Crvena Zvezda dhe klubi ilegal serb Trepça pritet të luajnë nesër në Serbi

Ndeshja mes Trepçës ilegale serbe dhe klubin nga Beogradi, Crvena Zvezda pritet të zhvillohet nesër (e enjte) në qytetin serb Stara Pazova.

Gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës ndalon hyrjen e Crvena Zvezdas

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.