Telegrafi

Cruyff: Reali mund të fitojë 6-2

“Nëse Barcelona hy në fushë për t’u relaksuar dhe për t’u argëtuar, atëherë rezultati mund të jetë 6-2 për Realin kësaj radhe”.

“Dy ndeshjet e radhës (ndaj Arsenalit dhe Realit) janë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës këtë sezon. Ato ose mund t’i japin gjithçka Barcelonës ose të humbin gjithçka për Barcelonën”.

“Do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën nëse nuk fitojmë në Bernabeu. Reali i këtij viti luan shumë më mirë se Reali i vitit të kaluar”, deklaroi Cruyff për El Periodico. /Telegrafi/