Telegrafi

Cruyff kritikon personalitetin e madrilenëve

Legjenda e Barcelonës ka thënë se madrilenët duhet ta shikojnë sistemin e të rinjve të Barcelonës sepse ata janë shembulli që duhet ndjekur.

“Çka vërtet më neverit mua për Realin e tanishëm është personaliteti që ata e kanë krijuar në klub dhe mënyra se si i mësojnë të sillen lojtarët e rinj”.

“Ju mund të shikoni Xavin, Iniestan ose Messin se si sillen dhe do ta kuptoni se për çfarë e kam fjalën. Ata janë shumë të thjeshtë dhe me këmbë në tokë”, ka thënë Cruyff për AS./Telegrafi/