Telegrafi

Cruyff: Interi duhet të copëtohet

Cruyff e ka përkufizuar takimin e të mërkurës si të veçantë, duke besuar se ekipi i tij është në gjendje ta rikthej këtë rezultatin.

“Një ndeshje kthyese e një gjysmëfinale është gjithnjë e veçantë, por ajo çfarë ndodhi në ndeshjen e parë është e padrejtë. Unë gjithmonë mbështes arbitrat, por ka gabime dhe vetëm gabime. Gabimi që bëri anësori në ndeshjen e parë është e pamundur të mos ishte parë”.

“Ne duhet t’i copëtojmë ata në sfidën kthyese. Nuk duhet ta lëmë asnjë lojtarë ta prekë topin si duhet”, theksoi Cruyff për El Periodico.

Ai shtoi gjithashtu se tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë klubit edhe nëse ndodhë që skuadra e tyre e zemrës të mos kualifikohet. /Telegrafi/