Telegrafi

Cruyff: Barcelona perfekte ndaj Realit

“Nëse flasim me shifra, ne mund të llogarisim se ishte vetëm një ndeshje nga shtatë të mbetura dhe nëse mendojmë kështu, atëherë Reali do të jetë në gjendje ta përballojë presionin”.

“Do të ishte e padrejtë të mos përgëzonim intervenimet e Victor Valdesit, pasimet e Xavit dhe golat e Messit dhe Pedros. Gjëja më e mirë për ekipin ishte se të gjithë ishin të mirë dhe ekipi përfitoi. Ata ishin perfektë”.

“Reali është ekip shumë më i mirë se vitin e kaluar edhe pse pritjet janë të mëdha pas investimeve që bënë. Kur një ekip luan në bashkësi, atëherë ekuilibri në mesfushë mund të dominojë. Në këtë aspekt, Xabi Alonso atë mbrëmje ishte i larg i vetmuar”, përfundoi Cruyff. /Telegrafi/