Telegrafi

Cruyff: Arsenali nuk duhet ta shkarkojë kurrë Wengerin

 ”Unë nuk mund ta imagjinoj që bordi apo tifozët të mendojnë ndonjëherë për ta vënë në diskutim punën e Wengerit. Mua më duket e jashtëzakonshme që Arsenali ka qëndruar në nivelin më të lartë të ne garat evropiane dhe në Angli, nën menaxhimin e tij dhe kurrë nuk kanë përfunduar në borxhe”.

”Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë ka arritur ky menaxher te Arsenali. Wengeri gjithmonë do të sjellë klubin prapë në maje”, ka thënë Cruyff./Telegrafi/