Telegrafi

Cruise: Qe 30 vite stërvitem për skenat e rrezikshme

Duke folur për filmin e tij më të ri, “Jack Reacher”, 50-vjeçari ka thënë se gjithmonë përpiqet që t’i bëjë sa më reale skenat për shikuesit.

Aktori është pyetur nëse dikush ia ka ndaluar që t’i bëjë vet skenat e rrezikshme, ndërsa përgjigja ishte: “Po, mirëpo unë i injoroj”.

“Në filma gjithçka sillet rreth subjektit dhe si aktor angazhoheni tërësisht në karakterin tuaj, edhe fizikisht edhe emocionalisht. Unë jam në gjendje që të bëj diçka të tillë dhe për këto gjëra po stërvitet qe 30 vite”, ka treguar ai. /Telegrafi/