Telegrafi

Crucianelli: Uniteti i Evropës parakusht për stabilitet në Ballkan

"Evropa duhet t’i qaset këtij procesi duke e ruajtur unitetin e saj. Në të kundërtën, situata do të dilte nga kontrolli", vlerësoi Crucianelli në fjalimin e tij për Kosovën, në Komisionin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat italian.

"Nisur nga fakti se Serbia realisht rreth 10 vjet nuk ka sovranitet mbi Kosovën", tranzicioni i Kosovës duhet të vazhdojë nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë zyrtari italian. /REL/