Telegrafi

Çrregullimet me ereksionin shenjë e pranisë së sëmundjeve të zemrës

Studimet e zhvilluara në New England Research Institutes, të cilat janë publikuar në Journal of the American College of Cardiology, kanë analizuar 1057 persona të moshës nga 40 deri në 70 vjeçare, të cilët janë përcjellë për 12 vite.

Shkencëtarët thonë se informacioni rreth çrregullimeve erektile te pacientët, mund të jetë po aq frytdhënës për mjekët në identifikimin e pranisë së sëmundjeve kardiovaskulare sa edhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe tensioni i rritur i gjakut./Telegrafi/