Telegrafi

Çrregullimet e ushqyerjes shkurtojnë jetëgjatësinë

Duke analizuar 36 studime, të cilat kanë pasur të bëjnë me çrregullimet e ushqyerjes, është treguar pesëfishim i shkallës së mortalitetit te personat me anoreksi, ndërsa te personat me bulimi dhe çrregullime të tjera të ushqyerjes, kjo shkallë e vdekshmërisë ishte dyfish më e madhe, në raport me personat që nuk kanë çrregullim të ushqyerjes.

Po ashtu, personat me anoreksi të diagnostikuar në vitet e njëzeta të jetës, janë për 18 herë më të rrezikuar nga vdekja e hershme në raport me moshatarët e tyre që nuk i kanë këto probleme.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja kryesore, por dihet se çrregullimi i ushqyerjes për një kohë të gjatë, sjell deri te pasojat serioze fizike. Po ashtu, dihet se 20 për qind e vdekjeve mes njerëzve me anoreksi, shkaktohen me vetëvrasje, duke qenë se një përqindje e madhe e tyre vuajnë nga çrregullimet psikike, siç janë ato opsesivo-kompulsive, depresioni dhe anskioziteti.

Kështu, për t’u pritur përmirësim i gjendjes së këtyre pacientëve, duhet të mjekohen të gjitha problemet fizike dhe mendore që shoqërohen me të, e jo vetëm anoreksia. /Telegrafi/