Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë”, specialistja e mikrobiologjisë, Afërdita Kuqi Hyseni ka folur për shumë çështje që kanë të bëjnë me mikrobiologjinë.
Specialistja e mikrobiologjisë ka folur lidhur me atë nëse mund të ketë ndonjë pandemi në dekadën e ardhshme dhe ka treguar se cilat janë sfidat më të mëdha që përballen mikrobiologët kur trajtojnë infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizma të dëmshëm që janë të vështirë për t’u kultivuar në laborator.
Po ashtu, ka folur rreth asaj se sa shpesh duhet të bëhen analizat për të pasur një pasqyrë të përgjithshme të shëndetit.
Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?
Pas përdorimit të një antibiotiku për trajtimin e infeksioneve në fyt, hundë e vesh sa duhet pritur që të përsërisim strishon në mënyrë që të shohim nëse është larguar bakteria?
Si ndikon në organizëm përdorimi i panevojshëm i një antibiotiku?
Cilat janë format më të mira të diagnostikimit të helikobakterit?
Po ashtu, një pjesë e podcastit i është kushtuar pranisë së parazitëve në zorrë, problem ky i shfaqur kryesisht te fëmijët, cilat janë simptomat më të zakonshme që tregojnë praninë e parazitëve në zorrë dhe kur duhet të kërkojmë ndihmën mjekësore?
Çfarë janë myshqet në zorrë dhe si ndryshojnë nga infeksionet bakteriale që ndodhin në sistemin tretës?
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2. /Telegrafi/