Telegrafi

“The Crown” i Netflix do të ndërpresë xhirimet pas njoftimit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Seriali i Netflix “The Crown” do të ndalojë xhirimet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Të enjten (8 shtator), Buckingham Palace njoftoi se Elizabeth II kishte vdekur në Balmoral, në moshën 96-vjeçare.

“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës”, thuhet në një deklaratë nga Netflix për CNN.

Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Drama e vlerësuar me çmime ndjek jetën e Elizabeth II me rolin e Mbretëreshës të luajtur nga aktorët Claire Foy, Olivia Colman dhe së fundmi, Imelda Staunton.

Drama popullore është aktualisht në xhirimet e sezonit të gjashtë.

Lexo po ashtu Kate Middleton fsheh emocionet e saj pas syzeve të diellit ndërsa largohet nga Kështjella Windsor pas vdekjes së Mbretëreshës

Sipas Variety, kanë konfirmuar se xhirimet e kësaj pjese do të pezullohen përkohësisht.

Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës.

Përpara se të vdiste, ajo u tha se qëndroi për disa ditë e shtrirë pasi po trajtohej për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Pamje nga seriali “The Crown”

Pas vdekjes së Elizabeth duhet theksuar se kanë ndryshuar edhe titujt mbretërorë. /Telegrafi/

Pamje nga seriali “The Crown”