Seriali i Netflix “The Crown” do të ndalojë xhirimet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Të enjten (8 shtator), Buckingham Palace njoftoi se Elizabeth II kishte vdekur në Balmoral, në moshën 96-vjeçare.
“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës”, thuhet në një deklaratë nga Netflix për CNN.
Drama e vlerësuar me çmime ndjek jetën e Elizabeth II me rolin e Mbretëreshës të luajtur nga aktorët Claire Foy, Olivia Colman dhe së fundmi, Imelda Staunton.
Drama popullore është aktualisht në xhirimet e sezonit të gjashtë.
Sipas Variety, kanë konfirmuar se xhirimet e kësaj pjese do të pezullohen përkohësisht.
Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës.
Përpara se të vdiste, ajo u tha se qëndroi për disa ditë e shtrirë pasi po trajtohej për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Pas vdekjes së Elizabeth duhet theksuar se kanë ndryshuar edhe titujt mbretërorë. /Telegrafi/