Telegrafi

Crouch synon top katërshin me Tottenhamin

“Ka qenë një vendim i lehtë, për shkak të madhësisë së klubit. Isha shumë i prirë të vija këtu, menaxheri gjithmonë ka nxjerrë më të mirën nga unë. Kisha oferta nga Sunderland, Fulham dhe Tottenham, dhe ky i fundit për mua është një klub më i madh”, ka thënë Crouch.

“Do të jetë vështirë të futemi në top katërsh, por nëse dikush ka potencial është pikërisht ky klub. Harry ka shumë besim në mua dhe shpresoj se mund ta ripaguaj atë”, ka shtuar anglezi.