Telegrafi

Crouch në biseda me Sunderlandin

Shtatlarti nuk arriti të stabilizojë veten te Portsmouth pas transferimit nga Liverpooli, dhe është në prag të luajë te Sunderlandi në sezonin e ardhshëm, pasi oferta prej 12 milionë funtesh e këtij klubi duket se është pranuar nga Portsmouth.

Ai do të bisedojë me menaxherin e Sunderland, Steve Bruce, por është lidhur edhe me një kalim te Fulham, edhe pse raportohet se për të është i interesuar edhe Tottenham.