Telegrafi

Crouch kalon në Tottenham

Menaxheri i Portsmouth, Paul Hart, ka thënë se disa ‘kufizime financiare’ kanë detyruar klubin të shesin sulmuesin anglez, i cili do të ribashkohet me Jermaine Defoe te Tottenhami.

“Jam i zhgënjyer të shoh Peter të largohet, por duke marrë parasysh disa kufizime financiare që kishim, nuk patën zgjidhje tjetër pos të pranojmë ofertën nga Tottenham”, ka thënë Hart.

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe caku i Aston Villas, 28-vjeçar, karrierën e filloi pikërisht në White Hart Lane 11 vite më herët, por u largua për në QPR pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Tottenham.